“DINAMIKA” është ndermarrje me tradite familjare qe merret me kete veprimtari per dy gjenerata. Ky biznes familjare ka filluar te operoj zyrtarisht ne vitin 2002 në komunën e Prizrenit, mirpo familja Dinaj eshte marr me perpunimin e produkteve te mishit qe nga vitet e 70-ta nga i ati i pronarve te tanishme, qe njeherit njihet edhe si themelues i ndermarrjes, Z.Hajredin Dinaj.
Pra, ndërmarrja “DINAMIKA” ka operuar me sukses si biznes individual që nga themelimi (2002) e deri në vitin 2013, ku në Prill të vitit 2013, shndërrohet në korporatë, gjegjësisht në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar – SH.P.K.
Në Nëntor të vitit 2013, “DINAMIKA” SH.P.K. ka qenë përfituese e grantit nga zyra e Komisionit Europiane, ku me ndihmën e këtij granti (si dhe me kapital vetanak) janë bërë investime për ngritjen e objektit të ri të ndërmarrjes, zgjerimin e kapaciteteve përpunuese me makineri moderne dhe me kapacitete më të mëdha përpunuese, janë bërë investime në sistemit e sigurisë së ushqimit me certifikimin dhe implementimin e standardeve nderkombetare ISO 22000:2005 dhe sistemin HACCP etj.
Me ndihmën e këtij granti është bërë edhe rritja e fuqisë punëtore dhe mbështetja e fermerëve të komunës së Prizrenit, ku 10 fermerët më të suksesshëm kanë përfituar subgrante në vlerë nga 3000 euro. Nje korporate e sukseshme si DINAMIKA ku synimi kryesor I saj ka qene dhe eshte ofrimi I produkteve me cilesore dhe me kualitative per konsumatoret, pretendon qe ne te ardhmen te zgjeroj veprimtarine brenda dhe jashte kufijve te Republikes se Kosoves.